top of page

INTERVISTAT ME PËRFAQËSUESIT INSTITUCIONAL

SEKHMET-SOCIAL-MEDIA-POST_INTERVIEW_KCSF.jpeg

Nëse je person LGBTIQ+ dhe dëshiron me e drejtu një ankesë për diskriminim në vendin e punës; apo nëse lënda jote në polici dhe gjykatë nuk është duke e marrë vëmendjen e duhur, por edhe për shumë probleme tjera, mundi t’i drejtoheni Avokatit të Popullit. Kjo zyrë ka për detyrë që t`i mbikëqyrë autoritetet nëse po i respektojnë kërkesat e qytetarëve për sa i përket rasteve kur këto ankesa janë në trajtim e sipër. Institucioni i Avokatit të Popullit bazohet në një parim kur vjen çështja te personat LGBTIQ+, atë të konfidencialitetit. 

SOCIAL MEDIA POST-P-RAMA.jpg

NJË PRISHTINË E HAPUR PËT TË GJITHË. EDHE PËR PERSONAT LGBTIQ+? 
 

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, flet për nevojën për të krijuar një qytet ku komunitetet e ndryshme takohen në vende të përbashkëta me qëllimin për tu njohur dhe për tu mësuar ta pranojnë njëri tjetrin. Rama është optimist se Prishtina ka me qenë shembull për liri dhe të drejtat e njeriut. Në intervistën e mëposhtme dhënë për Institutin Sekhmet, Kryetari i Prishtinës deklarohet edhe për projektet e premtuara gjatë fushatës por edhe kur kishte marrë mandatin, projekte këto që kanë mbetur në gjysmë dhe nuk janë realizuar ende. 

Qëndrimi ditor dhe strehimorja janë dy premtime urgjente për personat LGBTIQ+ por që sipas Ramës, nuk është faji i komunës pse këto nuk po realizohen.

Final-SOCIAL MEDIA POST-V-CITAKU.jpeg

A MJAFTON MBËSHTETJA PERSONALE PA MBËSHTETJEN PUBLIKE NGA SUBJEKTI POLITIK PDK? 

 

Është njëra ndër politikanet e pakta që njihet si mbështetëse e çështjeve dhe jetave të personave LGBTIQ+. Edhe pse  ka një prej pozitave më të rëndësishme në Partinë Demokratike të Kosovës, atë të nënkryetares, Vlora Çitaku nuk ka arritur që të ketë ndonjë plan konkret për të adoptuar politika mbështetëse e gjithëpërfshirëse për personat LGBTIQ+ përbrenda subjektit politik të cilit i takon.

SOCIAL MEDIA POST-Saranda Bogujevci.jpeg

SARANDA BOGUJEVCI: NUK MUND TË JEMI SELEKTIV KUR BËHET FJALË PER TË DREJTAT E NJERIUT

Është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe personalisht është e hapur dhe mbështetë personat LGBTIQ+. Ajo beson se edhe Lëvizja Vetëvendosje është partia më e hapur në Kosovë, mirëpo as ajo e as Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë informacione se si jetojnë dhe me çka përballen personat LGBTIQ+.

Në një intervistë për Institutin Sekhmet, Bogujevci fletë për gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së marsit kur në votim doli Kodi Civilë dhe thotë se 'duhet të punohet më shumë për ta ndërtu një kulturë ndryshe në aspektin e Parlamentit dhe se si duhet të bëhen debatet dhe gjuha që përdoret'. Bogujevci në këtë intervistë fletë për zërat kundër të kolegëve të saj dhe për një kod etik të nevojshëm në Kuvendin e Kosovës.

Logo_edited.jpg
SDC_RGB_hoch_pos.jpg
Sweden_logotype_England_edited.jpg
LUXEMBOURG_AID&DEVELOPMENT_LOGO_CMYK.jpg

Ky projekt përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

© Instituti SEKHMET

  • instagram
  • facebook
bottom of page