top of page

DASHURIA është DASHURI është DASHURI

Projekti i parë i SEKHMET është "LOVE is LOVE is LOVE", një udhëtim multimedial që sfidon fshirjen e pakicave gjinore, seksuale dhe etnike në Kosovë. Përmes realizimit të muralit të parë LGBT+ në Kosovë, një performancë audiovizuale dhe një instalacion audiovizual që rrotullohet rreth formave të papritura të familjes dhe dashuria, DASHURIA është DASHURI është DASHURI i inkurajon njerëzit të reflektojnë mbi atë që i bashkon njerëzit dhe kuptimin e vërtetë të barazisë dhe dashurisë.

Kjo ndërhyrje artistike është realizuar në kuadër të Manifesta 14 Prishtina dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës.

Mustafa dhe Qerkica janë familje me zgjedhje. Një mashkull homoseksual me aftësi të kufizuara dhe një grua transgjinore ashkali, ata jetojnë bashkë dhe kujdesen për njëri-tjetrin prej vitesh. Shtëpia e tyre në Fushë Kosovë, e ndodhur në periferi të Prishtinës, prej kohësh është vend i dashur grumbullimi dhe strehimi për komunitetin LGBTQI*.

Murali nga Ermira Murati, e cila njihet me emrin Vajza e Portokalltë, i jep dukshmëri rrëfimit të tyre. Ai sfidon publikisht margjinalizimin dhe fshirjen e pakicave gjinore, seksuale dhe etnike në Kosovë dhe gjetiu. Pasi ka përshkruar më parë intimitetin mes dy rapsodëve shqiptarë, që ka ngjallë shumë debat publik, Murati ndihet e detyruar si artiste që “të krijojë atë që duhet krijuar”.

Ajo që duhet krijuar tani, pohojnë ajo dhe kolektivi, është një mënyrë më njerëzore dhe më e hapur e të menduarit për familjet. Murali i tyre i inkurajon njerëzit “të reflektojnë mbi themelet e përbashkëta të njerëzimit”, për të zbuluar “atë që është e ngjashme, ndërsa krijohet vend për çka është e ndryshme”. 

Lexoni më shumë rreth LOVE is LOVE is LOVE në KultPlus dhe Dylberizm.

Mural Love is Love is Love

Si pjesë e "Dashuria është Dashuri është Dashuri" ne organizuam "PO IA THYEJ ZEMRËN VETES," një performancë audiovizuale nga Leart Rama, përmes së cilës dhunshëm shtjellohet trishtimi, histeria dhe mpirja. Është thellim në peshën e turpit dhe vetëshkatërrimit dhe përshpëritjeve të qeta: “Çkado që je, faji është i yti”. 

Aktiviteti i fundit i "Dashuria është Dashuri është Dashuri" ishte  një instalacion audiovizual që shfaq dëshmitë e nënave dhe motrave të personave queer. Ato ndanë këndvështrimet e tyre mbi kuptimin e dashurisë dhe fuqinë e saj transformuese. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre të sinqerta, ekspozita theksoi ndikimin e dashurisë së lirë dhe efektin e saj tek ata që e rrethojnë.

bottom of page