LAJME
📚🌈 FALEMNDERIM I MADH PËR DE TRUT AMSTERDAM!
Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju që Sekhmet Institute ka marrë një grant të vogël por domethënës nga De Trut Fund për ta pasuruar bibliotekën tonë queer me tituj të rinj!
Falë kësaj mbështetjeje, kemi mundësinë të sjellim më shumë zëra, rrëfime dhe perspektiva nga e gjithë bota LGBTIQ+, duke e zgjeruar arkivën tonë në rritje të librave nga dhe për komunitetin këtu në Kosovë. Çdo libër ka rëndësi, dhe ky kontribut na ndihmon të rrisim një hapësirë të dijes, kujdesit dhe rezistencës.
Kush është De Trut?
De Trut është një klub dhe queer party në Amsterdam, jofitimprurëse dhe e organizuar 100% nga vullnetarë, duke dhuruar të gjitha të ardhurat për të mbështetur projekte LGBTIQ+ në mbarë botën përmes Trut Fund. Që nga viti 1985, De Trut ka përfaqësuar gëzimin radikal, solidaritetin dhe komunitetin.
Ndjehemi të nderuar të jemi të lidhur me këtë trashëgimi 39-vjeçare të aktivizmit queer!
Faleminderit, De Trut!

.png)

ÇKA THONË PROGRAMET E PARTIVE PËR ÇËSHTJET LGBTIQ+?
Instituti Sekhmet po analizon partitë më të mëdha dhe disa parti që përfaqësojnë minoritetet etnike në Kosovë rreth mënyrës se si i trajtojnë çështjet LGBTIQ+ në programet e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Kjo analizë synon të rrisë llogaridhënien e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në lidhje me të drejtat e personave LGBTIQ+, duke fuqizuar njëkohësisht qytetarët LGBTIQ+ për të lobuar për politika progresive.