top of page

Mbështjellur në Hijen e Lirisë

"Ka ardhur koha
Që të na shohin
Të mbështjellëun
Nën hijen e lirisë...”

— Ledia Dushi, Ndryshue (1999)

Mbështetur në evokimin e poetes shqiptare Ledia Dushi, ekspozita Wrapped In the Shadow of Freedom [Mbështjellur në hijen e lirisë] synon të eksplorojë idetë bashkëkohore të lirisë queer përmes një konstalacioni të artistëve kosovarë dhe ndërkombëtarë.

 

Projekti bazohet në teorinë e autopoiesis të Sylvia Wynter-it, duke theksuar narrativat personale për të vizualizuar kompleksitetin e jetëve queer. Duke parë përtej vështirësive ose traumave, ne dëshirojmë të vëmë në pah një gamë të gjerë përvojash nga gëzimi te frika, disforia, festa, dashuria, trishtimi dhe shpresa. Veprat e artit që trajtojnë familjen, religjionin, etnin, klasën, racën, aftësinë e kufizuar dhe/ose neurodivergjencën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë janë veçanërisht të mirëseardhuara.

 

Ekspozita kurohet nga Shaunak Mahbubani me asistente kuratore Anyla Kabashin.

Shaunak Mahbubani është kuratore dhe shkrimtare nomade. Ato kryesisht kurojnë projekte nën serinë e ekspozitave "Allies for the Uncertain Futures" të fokusuar në eksplorimin e mundësive të bashkë-vizionimit të së ardhmes të bazuar në ndjekjen e jo-dualitetit. Përsëritja e katërt në këtë seri, AUTOPOIESIS (2022-në vazhdim) ka pasur manifestime dhe pjalmime kryq [cross-pollination] në Mexico City, New Delhi dhe Berlin. Projekte të tjera kuratoriale të kohëve të fundit përfshijnë Konferencën Shqiptare (iniciuar nga Anna Ehrenstein) në Bienalen e Lagos (2024), Parag Tandel: Archipelagic Archivist (Tarq Mumbai, 2023), Party Office në documenta pesëmbëdhjetë (Kassel 2022, bashkëkuruar me Vidisha-Fadescha), A—ligning the Un—certain (Maxim Gorki Theatre, Berlin, 2022), Reality is Post-Produced (TIER, Berlin, 2019), dhe Saavdhaan: The Regimes of Truth (New Delhi, 2018). Mund të lexoni më shumë rreth kuratorëve në web faqen e tyre: https://www.shaunak.co/

THIRRJE E HAPUR PËR VEPRA ARTI

Instituti Sekhmet hap thirrjen për vepra artistike vizuale dhe performancë nga artistë nga Kosova, rajoni më i gjerë i Ballkanit dhe diaspora të përfshihen në ekspozitën tonë të ardhshme në Prishtinë. Ekspozita do të eksplorojë shumëllojshmërinë e të shprehurit queer, duke nxjerrë në pah përvojat e jetuara dhe këndvështrime ndërsektoriale/të ndërlidhura. Mund të aplikoni me vepra artistike ekzistuese dhe me propozime për komisione të reja.

Afati i fundit: 21 prill 2024, mesnatë CET

Lexo më shumë për detajet dhe se si të aplikoni:

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Swiss Federal Department of Foreign Affairs.

bottom of page