top of page

Letërsia queer

Duke dashur të kontribuojmë në dokumentimin e letersisë queer në Kosovë dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për këtë zhanër letrar, ne kemi nisur një projekt gjashtëmujor të titulluar "Letërsia queer". Qëllimi ynë nuk ishte vetëm të nxisnim një kuptim më të thellë të letërsisë queer brenda peizazhit kulturor të Kosovës, por gjithashtu të përmirësonim njohjen e saj brenda kontekstit më të gjerë të lëvizjes avokuese LGBTIQ+.

Si pjesë e kësaj nisme, ne kemi ndërtuar një bazë të dhënash, duke shërbyer si një arkivë gjithëpërfshirëse për një sërë autorësh dhe shkrimtarësh queer shqiptarë të specializuar në letërsinë queer ose me tematikë queer.

Përveç kësaj, ne kemi kuruar një përzgjedhje të autorëve dhe shkrimtarëve queer ballkanas që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë zhanër në rajon. Së fundi, koleksioni ynë shtrihet përtej kufijve, duke përfshirë një përmbledhje të kuruar të autorëve dhe shkrimtarëve queer globalë që kanë lënë një shenjë të pashlyeshme në botën e letërsisë queer ose me tematikë queer.

Eksploroni data bazën tonë të të dhënave unike duke klikuar lidhjen më poshtë. Për një përvojë më të mirë në përdorim, ju lutem shfletoni nga kompjuteri juaj në modalitetin e ekranit të plotë.

Për të zgjeruar më tej diskutimet për këtë çështje të nën-raportuar, ne organizuam gjithashtu një diskutim publik të titulluar 'Letërsia queer në Kosovë: Lindje apo pamundësi?' dhe një lexim publik i poezive queer të titulluar "Nata e leximeve queer".

EN-Funded by the EU-WHITE.png
f-1_edited.jpg

Këto aktivitete dhe publikime u mundësuan me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian si pjesë e projektit të Rrjetit Rajonal për Diversitetin Kulturor (READ). Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e SEKHMET dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose READ.

bottom of page