Pasqyra demografike
Pyetësori i realizuar nga Instituti Sekhmet ka arritur të ketë një përbërje të larmishme demografike. Nga 97 persona të anketuar, një pjesë e konsiderueshme i përket grupmoshës 25-34 vjeç (39.2%) dhe 18-24 vjeç (47.4%), që tregon një popullsi relativisht të re të ndërgjegjshme dhe të përfshirë në mënyrë aktive në çështjet queer (reference per votuesit kosovar prej zgjedhjeve te kalume). Shpërndarja gjinore tregon një shumicë të burrave (48.5%) krahasuar me gratë (41.2%), ndërsa 11.3% identifikohen si jo-binar, %), duke theksuar spektrin e identiteteve gjinore brenda komunitetit queer. Orientimi seksual ka përqindje të ndryshme të respodentëve, gej (28.9%) dhe lezbike (12.4%), ndërsa të tjerë identifikohen si biseksual (18.6%), panseksual (10.3%), queer (14.4%), dhe identitete të tjera (3%).
Angazhimi politik
Shumica (97.9%) posedojnë një pasaportë të Kosovës. Gjithashtu, 76.3% të respodentëve raportuan se kanë votuar në zgjedhjet e fundit, duke treguar një pjesëmarrje aktive në procesin demokratik të personave që kanë plotësuar pyetësorin.
Faktorët që ndikojnë vendimin për votim
Kur u pyetën për faktorët që kanë ndikuar në vendimin e tyre për votim në zgjedhjet e fundit, respodentët treguan një qasje të shumëfishtë. Në veçanti, 37.1% e konsideruan si të rëndësishme qëndrimin e partive politike ndaj të drejtave LGBTIQ+, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje në vendimet zgjedhore. Megjithatë, një përqindje më e madhe (50.5%) ishte rreth pozicionit të partive politike në çështje më të gjëra si ekonomia dhe arsimi. Kjo sugjeron se, ndërkohë që votuesit queer vlerësojnë të drejtat LGBTIQ+, ata gjithashtu marrin në konsideratë një gamë çështjesh politike kur bëjnë zgjedhjet e tyre.
Rëndësia e pozicioneve të partive politike në të drejtat LGBTIQ+
Pyetësori zbuloi se një shumicë e konsiderueshme (70.1%) konsiderojnë pozicionin e një partie politike në të drejtat LGBTIQ+ si shumë të rëndësishëm kur vendosin votën e tyre. Kjo nënvizon rëndësinë e politikave përfshirëse të partive politike ndaj komunitetit queer në Kosovë.
Burimet e informacionit në partitë politike dhe kandidatët
Votuesit queer kryesisht mbështeten në burime të ndryshme të informacionit për të qëndruar të informuar mbi partitë politike dhe kandidatët. Platformat e mediave sociale, si Facebook dhe Twitter, kanë një ndikim të lartë, me 84.5% të tyre që i përdorin ato për informacion, duke theksuar rolin e platformave dixhitale në angazhimin politik. Përveç kësaj, faqet e lajmeve (40.2%), organizatat LGBTIQ+ (60.8%), dhe debatet/intervistat televizive (36.1%) luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdijes së votuesve.
Dukshmëria e cështjeve LGBTIQ+ në fushata zgjedhore
Një shifër e rëndësishme, 75.3% raportuan se kishin hasur drejtpërdrejt në partitë politike ose kandidatët që trajtojnë drejtpërdrejt çështjet LGBTIQ+ gjatë fushatës zgjedhore. Kjo sugjeron një njohje të rritur të rëndësisë së angazhimit me komunitetin queer në politikën zgjedhore të Kosovës.
Cështjet e kërcënueshme për LGBTIQ+ në Kosovë
Respodentët identifikuan shumë çështje me të cilat përballet komuniteti LGBTIQ+ në Kosovë. Pavarësia financiare (43.3%), strehimi (40.2%), njohja e martesave të të njëjtit seks (32%), ndihma financiare për kalimin gjinor (39.2%), dhe diskriminimi në vendin e punës (40.2%) u konsideruan të rëndësishme. Shumica (50.5%) shprehen shqetësime për të gjitha këto çështje, duke nënvizuar sfidat e shumëanshme që komuniteti përballet në Kosovë.
Perceptimi i progresit të të drejtave LGBTIQ+
Perceptimet e respodentëve në lidhje me progresin e të drejtave LGBTIQ+ në Kosovë ndryshonin. Ndërsa 57.7% besonin se ka pasuar një përmirësim, 17.5% perceptonin një ndryshim pozitiv të konsiderueshëm. Megjithatë, një përqindje e konsiderueshme (11.3%) mbetej neutrale, duke theksuar nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të adresuar shqetësimet dhe skepticizmin, ndërsa 5.2% nuk besonin se ka pasuar ndonjë përmirësim.
Ky hulumtim dhe përpilimi i kësaj analize është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Institutit Sekhmet dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF- së, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.
Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.
Botuar nga: Instituti Sekhmet
Autorë: Aurela Kadriu dhe Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaqi
Përmbajtja e këtij publikimi mund të përdoret dhe kopjohet lirshëm për qëllime edukative dhe qëllime tjera jokomerciale, me kusht që riprodhimi të shoqërohet me njohjen e Institutit Sekhmet si burim.
Të gjitha të drejtat e rezervuara
© Instituti Sekhmet 2024