top of page
LEQU ZEMËR

Ka një pasuri të përvojave të paeksploruara brenda komunitetit të gejve, lesbikeve, biseksualëve dhe të transgjinorëve në Kosovë. Fatkeqësisht përspektivat e personave LGBT+ shpesh herë neglizhohen ose përfaqësohen gabim në mediat e vendit. "Lequ Zemër" është emisioni i parë në Kosovë që plotësisht i dedikohet të drejtave dhe jetave të personave LGBT+. Në bashkëpunim me Radio Glam, synimi ynë është të ofrojmë një perspektivë të freskët, informuese dhe tërheqëse në jetën e komuniteteve queer në Kosovë, pa marrë parasysh nëse ju identifikoheni si pjesë e familjes LGBT+ apo jo.

 

“Lequ Zemër”, do të transmetohet çdo të mërkure, një here në dy javë në Glam Radio në orën 18:00 (frekuenca 88.6), i disponueshëm në të gjithë Kosovën, dhe zbuloni më shumë rreth jetës së personave LGBT+ në vend.

 

Nëse humbni transmetimin në kohë reale, të gjithë episodet mund ti dëgjoni në Spotify.

© Instituti SEKHMET

  • instagram
  • facebook
bottom of page