
NEWS

HULUMTIMI: NARATIVAT KUNDËR PERSONAVE LGBTIQ+ NË MEDIA GJATË FUSHATËS ZGJEDORE
Ky hulumtim analizon mënyrën se si narrativat kundër personave LGBTIQ+ u përdorën dhe u shpërndanë në media gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë.
Raporti shqyrton shembuj konkretë të paraqitjeve të kandidatëve/eve dhe analizën e diskursit të tyre, si dhe vë në pah mungesën e ndërhyrjes nga mediat për të sfiduar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformatat.
Përmes kësaj, nxjerr në pah rrezikun që bart mos-sfidimi i narrativave diskriminuese, duke e bërë më të vështirë përfaqësimin e drejtë të personave LGBTIQ+ në media. Në fund, raporti nënvizon rëndësinë e një aleance të domosdoshme nga mediat për të promovuar barazi dhe mirëqenie për këtë komunitet.

“PËRFAQËSIMI POLITIK I PERSONAVE LGBTIQ+: ANALIZË E PROGRAMEVE POLITIKE, QËNDRIMEVE DHE GRUPEVE RINORE TË PARTIVE GJATË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2025."
Raporti shqyrton se si partitë politike në Kosovë e adresojnë (ose jo) çështjen e të drejtave dhe jetës së personave LGBTIQ+, duke analizuar programet zgjedhore, deklaratat publike, dhe qëndrimet e forumeve rinore të partive. Ai dokumenton mungesën e përfaqësimit konkret, rritjen e diskursit anti-LGBTIQ+ dhe nevojën urgjente për transparencë e llogaridhënie politike.
THIRRJA PUBLIKE PËR DIZAJNER/E
Pozita: Dizajner/e
Kohëzgjatja e kontratës: 16 Korrik - 31 Gusht 2025
Paga: (700.00 EUR)
Rreth Angazhimit:
Heinrich Boll Foundation – zyra rajonale e Beogradit (Sërbi, Kosovë dhe Mal të Zi) në bashkëpunim me
Institutin Sekhmet, do të publikojnë së shpejti një libër të ri dhe aktualisht jemi në kërkim të një personi
që mund të marrë përsipër dizajnin grafik të librit.
📚🌈 BIG THANKS TO DE TRUT AMSTERDAM!
We’re incredibly happy to share that Sekhmet Institute has received a small but meaningful grant from the De Trut Fund to enrich our queer library with new titles!
Thanks to this support, we are able to bring in more voices, stories, and perspectives from across the LGBTIQ+ world, expanding our growing archive of books by and for the community here in Kosovo. Every book matters, and this contribution helps us grow our space of learning, care, and resistance.
Who is De Trut?
De Trut is a legendary queer club and party in Amsterdam, 100% volunteer-run and non-commercial, donating all proceeds to support LGBTIQ+ projects around the world through The Trut Fund. Since 1985, De Trut has stood for radical joy, solidarity, and community.
We’re honored to be connected to their 39-year legacy of queer activism and fun!
Faleminderit, De Trut!
.png)




ÇKA THONË PROGRAMET E PARTIVE PËR ÇËSHTJET LGBTIQ+?
Instituti Sekhmet po analizon partitë më të mëdha dhe disa parti që përfaqësojnë minoritetet etnike në Kosovë rreth mënyrës se si i trajtojnë çështjet LGBTIQ+ në programet e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Kjo analizë synon të rrisë llogaridhënien e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në lidhje me të drejtat e personave LGBTIQ+, duke fuqizuar njëkohësisht qytetarët LGBTIQ+ për të lobuar për politika progresive.