top of page

Thirrja publike për dizajner/e
Pozita: Dizajner/e
Kohëzgjatja e kontratës: 16 Korrik - 31 Gusht 2025
Paga: (700.00 EUR)
Rreth Angazhimit:
Heinrich Boll Foundation – zyra rajonale e Beogradit (Sërbi, Kosovë dhe Mal të Zi) në bashkëpunim me nstitutin Sekhmet, do të publikojnë së shpejti një libër të ri dhe aktualisht jemi në kërkim të një personi që mund të marrë përsipër dizajnin grafik të librit.
Rreth projektit:
Ky botim realizohet në kuadër të punës së vazhdueshme të Institutit Sekhmet për dokumentimin e letërsisë queer dhe pasurimin e bibliotekës së parë queer në Kosovë, e cila funksionon si pjesë përbërëse e Project Space Sekhmet.
Project Space Sekhmet është një qendër e gjallë komunitare në Kosovë, e përkushtuar ndaj shprehjes queer, aktivizmit dhe prodhimit kulturor. Përmes ekspozitave, diskutimeve dhe ngjarjeve publike, hapësira amplifikon zërat e margjinalizuar. Në zemër të saj ndodhet Biblioteka Queer – e para e këtij lloji në vend – që ofron qasje në literaturën queer dhe nxit dialog përmes leximeve të kuruara dhe programeve edukative.
Ky projekt synon të fuqizojë personat LGBTIQ+ dhe grupet feministe në Kosovë për t’u përballur me dhunën me bazë gjinore dhe me narrativat anti-gjinore që janë në rritje. Përmes promovimit të letërsisë queer dhe zgjerimit të qasjes në këto narrativa edhe përtej kryeqytetit, projekti kontribuon në ndërtimin e rezistencës kulturore dhe forcimin e qëndrueshmërisë komunitare.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Të zhvillojë konceptin grafik të librit në bashkëpunim me ekipin kuratorial dhe redaktues.
-
Të kujdeset për dizajnin e kopertinës dhe faqeve të brendshme (layout).
-
Të përgatisë versionin final për printim, duke respektuar standardet teknike dhe afatet e dakorduara.
-
Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e projektit për komente dhe rishikime deri në dorëziminfinal.
Kualifikimet e kërkuara:
-
Eksperiencë e dëshmuar në dizajn grafik, me fokus në publikime (libra, revista, katalogë).
-
Ndjeshmëri dhe kuptim për temat që lidhen me të drejtat LGBTIQ+, feminizmin dhe drejtësinë
-
sociale.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekip.
-
Përparësi do të kenë aplikantët që kanë përvojë të mëparshme në projekte kulturore ose
-
artistike.
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes së individit:
Të interesuarit/at duhet të dërgojnë një CV dhe një portfolio me punet e tyre, në adresën Sekhmet.institute@gmail.com dhe Granit.Gashi@rs.boell.org deri më datën 15.07.2025, me subjektin “Aplikim për pozitën Dizajner/e”.
Kandidati/ja e sukseshme do të njoftohet për përzgjedhjen.

bottom of page