top of page
Screenshot 2024-02-19 at 3.40.32 PM.png

Në përpjekje për të ofruar një pasqyrë të qëndrimeve publike të figurave kyçe politike të Republikës së Kosovës, Instituti Sekhmet në kuadër të hulumtimit “Përmirësimi i përfaqësimit politik të personave LGBTIQ+ në Kosovë”, ka përpiluar një hartë në të cilën përfshihen institucionet më të larta shtetërore: Presidenca, Kryeministria e Parlamenti si dhe figura të rëndësishme (drejtues partish, udhëheqës institucionesh e deputetë) përbrenda partive politike të cilat janë të përfaqësuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

 

Në një klimë politike jo stabile, me qeveri të paqëndrueshme të cilat asnjëherë nuk e kanë çuar deri në fund mandatin e tyre, matja e këtyre qëndrimeve është ndërmarrje sfiduese. Përtej klimës jostabile politike, politikanët e politikanet e Kosovës asnjëherë nuk e kanë artikuluar qartazi qëndrimin e tyre në lidhje me çështjet LGBTIQ+. Në rastet kur janë pyetur drejtpërdrejt në lidhje me qëndrimin e tyre për sa i përket “martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë”, ata e ato kanë zgjedhur të japin përgjigje të paqarta, me vetëm disa prej tyre që janë deklaruar drejtpërdrejt pro apo kundër (shumica prej tyre janë deklaruar kundër). 

 

Përmbledhja e ofruar këtu është e bazuar në një hulumtim të materialit virtual, që përfshin deklaratat e këtyre politikanëve e politikaneve nëpër media të ndryshme lokale e ndërkombëtare si dhe reagimet e tyre në rrjetet sociale. Përgjatë këtij hulumtimi, kemi vërejtur se politikanët e politikanet e Kosovës shpeshherë kanë redaktuar deklarimet e tyre në rrjetet e tyre sociale e madje edhe kanë fshirë planprogramet qeverisëse nga ambienti virtual, gjë që e bën këtë përmbledhje të cënueshme ndaj gabimeve në njërën anë dhe është simptomatikë e hezitimit të deklarimit të qartë të politikanëve e politikaneve në lidhje me qëndrimet e tyre për çështjet LGBTIQ+ në anën tjetër.

 

Derisa një pjesë e tyre e kanë zgjedhur heshtjen deri së voni, seanca e Parlamentit të Republikës së Kosovës,  e 16 marsit 2022 për votimin e Projektligjit për Kodin Civil (transkripta e së cilës mungon në uebfaqen e Parlamentit të Republikës së Kosovës), ka shërbyer për të qartësuar deri diku se kush ku qëndron në lidhje me personat LGBTIQ+. 

 

Në anën tjetër, ekziston një dallim i madh i mënyrës se si, ku dhe kur politikanët e politikanet në pozita udhëheqëse shprehen në lidhje me çështjet LGBTIQ+, gjë të cilën e bëjnë kryesisht në data të shënuara si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë e Transfobisë e në Javët e Krenarisë. Çështjet LGBTIQ+ kryesisht i përmendin nëpër takime me përfaqëuses të misioneve e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, teksa në të tjerat rezervohen. Poashtu, ata e ato tregohen mjaft të kujdesshëm në postimet e tyre në rrjetin social Facebook, ku ndiqen nga një audiencë kryesisht lokale shqipfolëse, ndërsa diçka pak më dorëlëshuar janë në platformën Twitter, ku ndiqen kryesisht nga audienca ndërkombëtare e jo shqipfolëse. 

 

Përmbledhja e ofruar këtu ka për qëllim primar të shërbejë si udhërrëfyes informativ e dije e shpejtë për personat LGBTIQ+, në një përpjekje për edukimin e votuesve queer në Kosovë. Në mungesë të kulturës së hartimit dhe ofrimit për publik të planprogrameve qeverisëse, mendojmë se përmbledhja e mëposhtme do t’ju ndihmojë atyre të vendosin se cilët politikanë e politikane do t’i zgjedhin për t’i përfaqësuar në të ardhmen. Ky është hapi i parë i një misioni afatgjatë të Institutit Sekhmet për sigurimin e përfaqësimit më gjithëpërfshirës të personave queer në peizazhin politik të Republikës së Kosovës dhe edukimin e votuesve queer. 

 

Kjo hartë është hartë në plotësim e sipër, prandaj do ta vlerësonim shumë nëse na shkruani në sekhmet.institute@gmail.com, nëse ndonjëri/a nga figurat politike të përzgjedhura më poshtë është deklaruar ndryshe në lidhje me çështjet LGBTIQ+ nga ajo që kemi mundur të mbledhim ne.

Presidenca

Atifete Jahjaga (2011     2016)

Atifete Jahjaga ishte zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës në prill të vitit 2011. Në fillimet e mandatit të saj, Atifete Jahjaga asnjëherë nuk kishte përmendur...

Hashim Thaqi (2016     2020)

Në fillim të mandatit të tij si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi ishte bërë një nga të parat figura politike të rëndësisë së lartë në Kosovë që i ishte bashkuar marshit të organizuar për...

Vjosa Osmani (2021    )

Si kryeparlamentare për kohë të shkurtër (shkurt 2020-mars 2021), Vjosa Osmani kishte guxuar të shfaqë hapur mbështetjen e saj për personat LGBTIQ+ duke u shprehur në një postim në platformën twitter  në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në vitin 2020..

Kryeministria

Ramush Haradinaj (2004     2005 dhe 2017     2020)

Në shtator të vitit 2015, në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për të diskutuar çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në tentim për të ofenduar Murat Mehën...

Avdullah Hoti (2020     2021)

Në kohën e tij të shkurtër si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në tetor të vitit 2020, Avdullah Hoti kishte marrë vendim që në të gjitha ndërtesat qeveritare të ngritet flamuri...

Albin Kurti (2021    )

Në një emision televiziv në mandatin e tij të parë si Kryeministër i Republikës së Kosovës në vitin 2020, Kurti ishte shprehur në lidhje me diskriminimin...

Kryeparlamentari

Kadri Veseli (2014     2020)

Në një pritje të organizuar për të dërguarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për çështjet LGBTIQ+, Randy W. Berry, në vitin 2015, Veseli ishte shprehur, “Ne kemi kushtetutën...

Glauk Konjufca (2021     )

Që nga marrja e mandatit si Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka injoruar të gjitha ngjarjet publike në lidhje me personat LGBTIQ+, duke mos marrë...

Partitë politike

Partia Demokratike e Kosovës     PDK

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku nuk ka folur kurrë publikisht si politikan në lidhje me çështjen LGBTIQ+, përpos në dy raste dhe ato të dyja në seanca parlamentare për votimin e Projektligjit...

Memli Krasniqi

HESHTJE. Nuk kemi gjetur asnjë material për qëndrimet publike të Memli Krasniqit si politikan në lidhje me çështjet LGBTIQ+...

Vlora Çitaku

Në maj të vitit 2013, Vlora Çitaku, atëbotë Ministre e Integrimeve Evropiane, kishte bërë hapjen e Konferencës për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobis..

Uran Ismaili

HESHTJE. Nuk kemi gjetur asnjë material për qëndrimet publike të Uran Ismailit si politikan në lidhje me çështjet LGBTIQ+.

Abelard Tahiri

Kur në vitin 2019 Xheladin Krasniqi, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, kishte bërë thirrje për prerje të kokave të një kolektivi artistësh që kishin prodhuar një shfaqje që fliste...

Eliza Hoxha

Në fillet e mandatit të saj të parë si deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Eliza Hoxha kishte bërë një reagim publik në rrjetin Facebook në mbështetje të..

Lidhja Demokratike e Kosovës     LDK

Lumir Abdixhiku

Në pyetjen “Çka mendoni ju në lidhje me të drejtat LGBT” në një televizion lokal, pas zgjedhjes në krye të partisë LDK në mars të vitit 2021, Abdixhiku kishte thënë...

Hykmete Bajrami

HESHTJE. Nuk kemi gjetur asnjë material për qëndrimet publike të Memli Krasniqit si politikan në lidhje me çështjet LGBTIQ+.

Vlora Dumoshi

HESHTJE. Nuk kemi gjetur asnjë material për qëndrimet publike të Memli Krasniqit si politikan në lidhje me çështjet LGBTIQ+.

Driton Selmanaj

Driton Selmanaj nuk ka bërë deklarim publik në lidhje me çështjet LGBTIQ+ në Kosovë, deri në seancën e 16 marsit 2022 për votimin e Projektligjit për Kodin Civil...

Përparim Rama

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës ishte takuar me personat LGBTIQ+ përgjatë fushatës së tij për kryetar  të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Kosovë...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës     AK

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri nuk është deklaruar asnjëherë publikisht në lidhje me qëndrimet e tij për çështjet LGBTIQ+ deri në seancën e 16 marsit të vitit 2022, kur në cilësinë...

Time Kadrija

Në pyetjen “A jeni për apo kundër martesave mes gjinisë së njëjtë” të parashtruar nga Kallxo.com në kohën e fushatës elektorale për zgjedhet nacionale 2021...

Daut Haradinaj

Në planprogramin e tij qeverisës në zgjedhjet lokale të vitit 2021, si Kandidat për Kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ishte zotuar për angazhim në respektimin e të drejtave...

Lëvizja Vetëvendosje!     LV

Labinotë Demi Murtezi

Labinotë Demi-Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me një grup deputetësh nga po e njëjta parti, u bënë të zëshëm për çështjet LGBTIQ+ në seancën e 16 marsit...

Albulena Haxhiu

Përgjatë karrierës së saj si politikane, edhe si Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shfaqur haptazi përkrahjen ndaj personave LGBTIQ+...

Saranda Bogujevci

Përgjatë gjithë karrierës së saj politike, Saranda Bogujevci ka treguar mbështetje dhe aleancë për të drejtat e personave LGBTIQ+ në Kosov...

Eman Rrahmani

Eman Rrahmani i Vetëvendosjes është njëri nga deputetët më të zëshëm kundër personave LGBTIQ+, ai këtë e ka artikuluar edhe në platformat e tij në rrjete sociale...

Gramos Agusholli

Në dhjetor të vitit 2022, Gramos Agusholli e kishte quajtur “tendnencë që dhunshëm të normalizohet seksualiteti i dikujt, dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tanë...

Mimoza Kusari Lila

Përgjatë gjithë karrierës së saj politike, e sidomos vjetët e fundit, Mimoza Kusari Lila ka treguar mbështetje dhe aleancë për të drejtat e personave LGBTIQ+ në Kosovë...

Politikanë/e nga partitë e komuniteteve jo     shumicë

Duda Balje     SDU

Duda Balje, nga pozita e Kryetares së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut është shprehur haptazi kundër personave LGBTIQ+. “Siç jeni në dijeni, nesër...

Nenad Rashiq     Sloboda

Në pyetjen “A jeni për apo kundër martesave mes gjinisë së njëjtë” të parashtruar nga Kallxo.com në kohën e fushatës elektorale për zgjedhet nacionale 2021...

Erxhan Galushi

Gjatë prezantimit të qëndrimit të Grupit Parlamentar Multietnik në seancën për votimin e Projektligjit për Kodin Civil, Erxhan Galushi, Kryetari i Lidhjes Përparimtare të Romëve...

Ky hulumtim dhe përpilimi i kësaj analize është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Institutit Sekhmet dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF- së, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit. 

Botuar nga: Instituti Sekhmet

Autorë: Aurela Kadriu dhe Roni Idrizaj

Dizajni: Elvira Thaqi

 

Përmbajtja e këtij publikimi mund të përdoret dhe kopjohet lirshëm për qëllime edukative dhe qëllime tjera jokomerciale, me kusht që riprodhimi të shoqërohet me njohjen e Institutit Sekhmet si burim. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara

© Instituti Sekhmet 2024

bottom of page