top of page

Rrugë pa harta

Paths with No Maps

Hapja / Opening: 03.09.2026 | 19:00h | Project Space Sekhmet

3. Paths with No Maps_Design .png

Rrugë pa harta

Paths with No Maps

Pfad ohne Karte

Vô đồ chi lộ

Jejalan Tanpa Peta

วิถีเดินไร้แผนที่

Hapja / Opening: 03.09.2026 | 19:00h | Project Space Sekhmet

 

Nga Schwules Museum në Berlin te Project Space Sekhmet në Prishtinë, Sekhmet Institute, në bashkëpunim me grupin e kuratoreve Ferdiansyah Thajib, Sarnt Utamachote, Thao Ho dhe Hai Nam Nguyen, sjell në Kosovë ekspozitën Rrugë pa harta, e cila ndërlidh historitë queer, praktikat artistike dhe përvojat jetësore mes Azisë Juglindore, Gjermanisë dhe Prishtinës.

 

E frymëzuar nga një dorëshkrim pak i njohur, i titulluar Djalan Sampoerna (Shtegu i përsosur), ekspozita Rrugë pa harta, ndjek mënyrat e të qenurit queer në Azinë Juglindore, shtigjet e dëshirës, përkatësisë dhe jetesës që i rezistojnë përkthimit apo përkufizimit të lehtë. Dorëshkrimi, i shkruar nga Soetjipto, një i ri që jetonte në skajet e shoqërisë në Java-n Lindore koloniale të viteve 1920, lë pas gjurmët e një jete të formuar nga dëshira për persona të të njëjtit seks, moskonformiteti gjinor, varfëria, etja shpirtërore dhe kërkimi i një vendi ku mund të ndiejë përkatësi nën sundimin kolonial. Djalan Sampoerna është një rrëfim i sinqertë dhe intim, një fragment i një historie queer të Azisë Juglindore që ende mbetet kryesisht e patreguar. Historia e Soetjipto jehon në përvojat e atyre që në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë migruar në vende si Gjermania.

 

Rrugë pa harta është vazhdimësi e projektit të nisur me Young Birds From Strange Mountains të prezantuar në Schwules Museum. Ekspozita sjell pjesë të koleksionit të SMU-së në dialog me kontribute të reja nga Azia Juglindore (Tajlanda, Vietnami, Indonezia dhe më gjerë) dhe diaspora e saj në Gjermani, si dhe me arkivat dhe dijet lokale queer në Prishtinë, Kosovë. Ekspozita sfidon idenë se të qenurit queer ka ardhur nga Perëndimi apo i përket modernitetit, duke këmbëngulur, përkundrazi, në ekzistencën e të shkuarave queer të ndërthurura thellë me kulturat lokale përmes spiritualitetit dhe jetëve që mund të mos përputhen me etiketat LGBT+, por që mishërojnë mënyra të tjera për ta bërë botën queer. Në Prishtinë, ku trashëgimitë e Jugosllavisë socialiste dhe shtresimet e traditës islame vazhdojnë ta formësojnë jetën e përditshme, këto biseda marrin kuptime të reja dhe krijojnë fërkime të reja.

 

Artistet/Artistët: Minh Duc Pham, shasti, Sisu Satrawaha, Alvin Collantes, Eda Phanlert Sriprom, Natthapong Samakkaew, Tamarra, Vanguard Zine, Nu, A Queer Museum Hanoi, Queer Indonesia Archive, Visal Kim, Isola Tong, Hoo Fan Chon

 

Kuratoret/Kuratorët: Ferdiansyah Thajib, Sarnt Utamachote, Thao Ho, Hai Nam Nguyen

Dizajni: Zana Begolli 

Ekipi i Sekhmet: Dardan Hoti dhe Anyla Kabashi 

Mbështetur nga: ifa - Institut Für Auslandsbeziehungen dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur 

 

 

 

EN

Paths with No Maps

Pfad ohne Karte

Vô đồ chi lộ

Jejalan Tanpa Peta

วิถีเดินไร้แผนที่

 

From the Schwules Museum in Berlin to Project Space Sekhmet in Prishtina, Sekhmet Institute, in collaboration with curators Ferdiansyah Thajib, Sarnt Utamachote, Thao Ho, and Hai Nam Nguyen, brings Paths with No Maps to Kosovo—an exhibition connecting queer histories, artistic practices, and lived experiences across Southeast Asia, Germany, and Prishtina.

The opening: 03.09.2026 | 19:00h | Project Space Sekhmet

Partly inspired by a little-known manuscript titled Djalan Sampoerna (The Perfect Path), written by Soetjipto, a young man living at the margins of 1920s colonial East Java (Indonesia), this exhibition, Paths with No Maps, traces queer ways of being and becoming in Southeast Asia that resist easy translation or definition. Soetjipto’s manuscript offers a raw and intimate account of a life marked by same-sex desire and gender nonconformity, alongside poverty, spiritual longing, and a search for belonging under colonial rule. His story forms part of a largely untold queer history of Southeast Asia, resonating deeply with the journeys of those who, across different times and circumstances, have migrated to places such as Germany.

 

Paths with No Maps continues the project begun in Young Birds From Strange Mountains, shown at the Schwules Museum, bringing parts of SMU’s collection alongside new contributions from Southeast Asia (Thailand, Vietnam, Indonesia, the Philippines and more) and its diaspora in Germany into conversation with local queer archives and knowledge in Prishtina in Kosovo. The exhibition challenges the idea that queerness arrived from the West or belongs to modernity, insisting instead on queer pasts deeply woven into local cultures through spirituality, indigeneity, and ways of living that may not answer to LGBT+ labels but embody other modes of queering the world. In Prishtina, where the legacies of socialist Yugoslavia and the textures of Islamic tradition continue to shape everyday life, these conversations take on new meanings and new friction. 

 

Artists: Minh Duc Pham, shasti, Sisu Satrawaha, Alvin Collantes, Eda Phanlert Sriprom, Natthapong Samakkaew, Tamarra, Vanguard Zine, Nu, A Queer Museum Hanoi, Queer Indonesia Archive, Visal Kim, Isola Tong, Hoo Fan Chon

 

Curators: Ferdiansyah Thajib, Sarnt Utamachote, Thao Ho, Hai Nam Nguyen
Design: Zana Begolli

Sekhmet team: Anyla Kabashi and Dardan Hoti 

Supported by: ifa - Institut Für Auslandsbeziehungen and Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

 

__________________

 

Programi

 

Shqip 

 

E enjte, 3 shtator

19:00 – Fjalë hapëse nga Ferdiansyah Thajib dhe Sarnt Utamachote
19:30 – Performancë interaktive me ushqim “Somtam Orchestra” nga Sisu Satrawaha
20:30 – Performanca e vallëzimit “Bibingka” nga Alvin Collantes

E premte, 4 shtator

15:00–16:00 – Vizitë e udhëhequr nëpër ekspozitë nga Ferdiansyah Thajib dhe Sarnt Utamachote
16:00–18:00 – Punëtori interaktive me britma nga shasti, e pasuar nga leximi i librit dhe bashkëbisedimi “Enduring Otherwise: Muslim Queer and Trans Worldmaking in Indonesia” (Të qëndrosh ndryshe: krijimi i botëve queer dhe trans myslimane në Indonezi) nga Ferdiansyah Thajib

ENG
 

Programme 

 

Thursday, 3rd September
19:00 Opening speech by Ferdiansyah Thajib and Sarnt Utamachote
19:30 interactive food performance “Somtam Orchestra” by Sisu Satrawaha
20:30 with dance performance “Bibingka” by Alvin Collantes

 

Friday, 4th September

15.00 - 16.00 Walking tour of exhibition by Ferdiansyah Thajib and Sarnt Utamachote
16.00 - 18.00 Interactive screaming workshop by shasti, followed by book reading and
conversation “Enduring Otherwise: Muslim Queer and Trans Worldmaking in Indonesia” by Ferdiansyah Thajib

 © SEKHMET INSTITUTE 

  • instagram
  • facebook
bottom of page