top of page

Pse Parada e Krenarisë dëshmia e vetme që jemi këtu
Dugi Nokaj

Gjersa Prishtina shënon Paradën e dhjetë të Krenarisë këtë vit, ngelin pyetje nëse figurat publike të vendit po bëjnë mjaftueshëm për ta luftuar stigmën dhe për ta mbështetur komunitetin LGBTIQ+.

Në një shoqëri heteronormative siç është kjo e jona, antarët e komuniteteve LGBTIQ+ shpesh portretizohen në dy narrativa të dëmshme zakonisht si subjekte të debateve të urrejtjes ose si spektakle të “turpshme” të atyre që identifikohen si homoseksual. 

Nga këto, kjo e fundit ka pasur gjithmonë më shumë kuptim për mua edhe pse ta përjetosh atë realitet mbetet një përvojë sureale.

Teksa po shkruaja këtë artikull, asgjë nuk e kapi më shumë dilemën e dëmshme të ngritur në publik nga një spektalë reality show që realizohej në vendin tonë.

A janë dy lojtarët Gay apo jo?

Kjo dilemë hapej qartë për ti ndëshmuar garuesit me botën e publikut proces ky i përditëshëm në shoqërinë tonë. Por cka na tregon kjo sifidë në kontekstin shoqëror të vendit tonë. Në shum prej raporteve konstatohet se antarët e komunitetit LGBTIQ+janë të përjashtuar nga punësimi e në rastet më të këqija edhe nga gara politike. 

Fatkeqësisht në Kosovë ende nuk ka kandidatë nga partitë politike që garojnë për deputet e i përkasin komunitetit LGBTIQ+ dhe kjo është një dëshmi e qartë për ambientin e egër në të cilin garon një pjesë e rëndësishme e komunitetit të vendit. 

Arsyeja se pse e pashë spektaklin deri në fund ishin sjelljet e akterëve. Për mua dhe shumë shikues, pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+, e terë loja mbarte një familjaritet: flirto derisa orientimi seksual bëhet mister që duhej mohuar publikisht.

U preka pak kur koleget me shkruanin se në ketë reality shoë vazhdimisht identiteti i yne u transformua në spektakle të turpshem. Ne e dimë që prania jonë i shqetëson shumicen, se dukshmëria jonë fton shikime të ashpra, fyerje të përshpëritura dhe ndonjëherë ngacmime të hapura. Por një gjë ështe e qart. Për ata që ushqejnë urrejtje ndaj neshë, jemi duke ju dëgjuar. Jo me dakordësi, por me qëndrueshmëri. E kuptojmë që ligjet ofrojnë pak mbrojtje dhe se drejtësia ndonjëherë ndihet e largët. 

Vite e vite të tëra të retorikës anti-homoseksuale - nga figurat publike (si deklarata e Demi-Murtezit "gejët përhapin sëmundje" deri te e fundit para pak ditesh e Labinot Rexhës "homoseksualët duhet të bëjnë vetëvrasje" gjat reality shoë-it) - kanë nxitur homofobi e cila akoma vazhdon të jetë e pranishme në shoqëri. Frustrimi është i thellë midis nesh, pasojë e një shoqërie patriarkale e zhytur në armiqësi ndaj komunitetit. Ma kujton vitin 1517, kur Martin Luther sfidoi doktrinën fetare, përveç se sot, përballemi me një rend shoqëror që refuzon ta pranojë diversitetin e vet.

Një dekadë marshesh të Krenarisë ka bërë pak për ta zbërthyer homofobinë e cila ende mbizotëron në shoqërinë tonë. Megjithatë, ne marshojmë çdo vit, pa u ndalur, sepse dukshmëria mbetet e nevojshme. Dhe këtë vit, marshimi do të jetë më i madh se kurrë. Për komunitetin LGBTIQ+, parada e Krenarisë eshtë një ditë e vetme kur shoqërisë i kujtohet se ne ekzistojmë.

Prandaj, e gjej veten të paduraur qe të marshoj. Shumica e miqve të mi queer ndiejnë të njëjtën gjë. Por padurimi nuk mund ta shpejtojë kohën.

Pse Krenaria ka ende rëndësi

Krenaria sjell diçka të rrallë: vëmendjen. Urrejtja ndaj homoseksualeve, si në internet ashtu edhe në diskursin publik, është e përhapur. Hulumtimet e fundit nga Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), organizatë kjo për të drejtat LGBTIQ+, kanë dokumentuar një valë në rritje të fyerjeve online si "digjini të gjallë" ose "ringjallni Hitlerin". Këto nuk janë opinione. Janë kërcënime.

Kjo gjuhë nxitëse është futur në diskursin publik; në debate, shkolla, vende pune, shtëpi. Nëse lihet e pa sfiduar, atëherë do të normalizohet. E dim se gjith kjo retorik nuk është abstrakte. Ka pasoja reale. Shumë persona queer nuk duan t'i raportojnë as edhe sulmet ndaj tyre në polici, nga frika e ekspozimit.

Realiteti  i jashtën reflektohet edhe në spekle televizive ata që garojnë pastaj sulmohen nga kundërshtarët mbi përshtypjet e orientimit. 

Sulmi nga kundërshtari i cili synonte ekpozimin dy lojtarët më nuk jepshin me at vajbin gej, at normalizimin se eshtë okej per dy djem te jen afer dhe intim. Në atë moment, marshimi i Krenarisë papritmas u ndje shumë më i rëndësishëm. Besoj qe Krenaria mbartë kuptime të ndryshme në varësi nga koha dhe vendi. Por thelbi i saj eshtë i thjeshtë, njëkohësisht festë dhe protestë. Është një pretendim publik për identitet, dukshmëri, dhe të drejta. Levizja moderne me shumë gjasë lindi në një natë të nxehtë qershori të vitit 1969, kur qytetarët queer të Nju Jorkut i rezistuan ngacmimit policor prej nga doli njohja si kryengritja e  Stoneuallit. Që atëherë, Parada e Krenarisë ka evoluar në një lëvizje globale.

Ata që e kanë përjetuar sfidën e heshtur të queerness e dinë vërtet se si përjetohet një marsh Krenarie. Por kjo nuk do të duhej t'i frenonte të tjerët - veçanërisht figurat publike - për të marshuar në solidarizim. Për shumë prej nesh, Parada e Krenarisë është një ditë e rrallë kur jemi të zëshëm. Për të tjerët, siç është kryetari i komunës, Rama, këto momente shënojnë më shumë sesa një paraqitje publike; ato janë një mundësi për të ecur përkrah qytetarëve, dhe për të mbeshtetur kauzen. 

Për mua Krenaria është i shenjtë. Çdo vit pres me padurim atë ditë të ngrohtë qershori, jo vetëm për të festuar, por për të marshuar për ata që kanë përjetuar diskriminim për shkak te orientimit te tyre sexual, si humbja e vendve të punës, refuzimi nga familja ose për ata që nuk patën kurrë mundesin të marshojn, jeta e të cilëve mbetet e jetuar në heshtje, në hije.

 

Kryetari i komunës bëri më shumë sesa një shfaqje e thjeshtë. Ai madje erdhi edhe më herët. Bisedoi me të pranishmit. Na pyeti se si po ndiheshim dhe na përgëzoi diten e Krenaris. Prania e tij nuk ishte thjesht simbolike; ajo tregoi një nivel vetëdijeje kulturore dhe përgjegjësie si figurë publike që pak prej të tjerëve kanë guxuar ta demonstrojnë.

 

Prania si figurë publike ka rëndësi

Studiuesit si Keith Davids dhe Joseph Baker, në studimin e tyre Gjenet, Mjedisi dhe Performanca Sportive, argumentojnë se lidershipi i bazuar në vlera nxitë ndryshime domethënëse. Ngjashëm, koncepti i "rrjedhës" i Mihaly Csikszentmihalyi - Psikologjia e Përvojës Optimale - sugjeron se rreshtimi i qëllimit, i fuqizimit dhe identitetit mund t'i bëjnë njerëzit të ndihen mirë me veten e tyre dhe të krijojnë një ndjenjë përkatësie, e cila gjen jehonë këtu. Figurat publike që marshuan vitin e kaluar, siç ishte Rama, mishërojnë këto parime. Mbështetja e tij nuk ishte thjesht performuese; ajo ishte relevante për një komunitet të margjinalizuar.

Për ta kuptuar më mirë pse momente të tilla kishin rëndësi, bisedova me Ismail Cakollin - një aktivist queer dhe avokues i kahmotshëm për të drejtat e barabarta, i cili mbajti fjalimin publik në fund të marshit vitin e kaluar. Ai e kupton fuqinë e solidaritetit. Dhe ka parë, vit pas viti, se si progresi ngecë në një kulturë që akoma përpiqet të pranojë queerizmin.

"Është esenciale që figurat publike të marrin pjesë në Paradën e Krenarisë, apo të japin një mesazh positive, pasi një gjë e tillë dërgon mesazh të fuqishëm: nuk jemi diçka që duhet të fshihemi ose për të cilën duhet të turpërohemi", tha Cakolli. "Kur udhëheqësit politikë ose figurat publike shfaqen në marsh, ata thyejnë barrierat e padukshme që ushqejnë paragjykimet dhe stigmën në një shoqëri si e jona".

Një seri e sondazheve të opinionit publik të bëra nga Civil Rights Defenders - siç raportohet nga Equaldex, një faqe interneti për indeksin e barazisë së LGBTIQ-së - ofron disa reflektime sa publiku mban qëndrime të përziera ose kontradiktore ndaj personave LGBTIQ+. Sipas të dhënave të faqes së internetit, 74 përqind e kosovarëve janë kundër mbështetjes ndaj ngjarjeve të Krenarisë dhe vetëm 58 përqind besojnë se personat LGBTIQ+ meritojnë të drejta të barabarta. Përderisa vetëm 29 përqind e pranojnë cenueshmërinë e shtuar të komunitetit ndaj dhunës psikologjike. Ky realitet i ashpër e thekson peshën simbolike të figurave publike të cilët marrin pjesë në paradën e Krenarisë.

Cakolli ka marshuar me krenari në paradat e Krenarisë të qytetit që nga fillimi. Ai e di, nga afër, se çfarë do të thotë të shohësh figura publike të shfaqen për kauzën. Sipas tij, mbështetja publike e largon gradualisht stigmën. Ngadalë. Jo gjithnjë njësoj. Por gjithmonë me pershën e vet.

"Është një sinjal shprese për komunitetin queer, pasi tregon se ata të cilët janë në pushtet, siç është Rama, janë të gatshëm ta mbrojnë diversitetin", tha Cakolli.

Solidariteti publik si ai i Ramës heq barrën e rëndë të turpit që e vë në hije jetën e personave queer. 

Parada e formëson ndryshimin

Të vrojtoja lojtarët e shout të realitetit duke u përballur me spekulime më kujtoi një instinkt të familjarizuar tek ne: moho!, moho!, moho!. Ato momente ma kujtonin se sa me kujdes e ruaja dikur orientimin tim seksual, sa instiktiv mund të ketë qenë ai refleks mohimi. Është një përvojë që shumë persona gej e njohin. Çdo aluzion në lidhje me orientimin tim seksual shpërfillej me lehtësi të ushtruar. Mënyra se si e luanin lojën, veprimet e tyre më kthyen në fillim të njëzetave kur akoma “jetoja në dollap”, sa herë që ngritej tema, unë do të reagoja me një habi të ekzagjeruar; çka, unë, gej? Ju lutem!. Sapo isha ndarë nga e dashura ime dhe tani isha beqar, gati jamë të kaloja përsëri me një femër tjetër. Gjithmonë mendoja se me të hyrë në të 30-at e mija, do të fillonin ndjenjat për femra, pastaj do të martohesha me ndonjërën prej tyre dhe do të kisha fëmijë. Ne imagjinojmë se një ditë do te ndryshojmë. Për shumë prej nesh, ajo fazë e jetës zgjat me vite. Duhet kohë dhe guxim për të thënë më në fund ky jam unë dhe nuk kam nevojë të fshihem më.

Progresi nuk është i garantuar për Komunitetin LGBTIQ+ edhe pse ne po luftojm për të drejta të barabarta. Është e habitshme të mendosh se në këtë fazë dhe epokë Kosova është ende një vend kaq diskriminues ndaj nesh. 

Kjo është arsyerja pse parada ekziston. Ndryshimi rrallë fillon nga korridoret e institucioneve qeveritare. Ai shtyhet nga posht, nga puna e palodhur e aktivistëve, aleatëve dhe vetë komunitetit LGBTIQ+ që refuzojnë të pranojnë padrejtësinë. 

Historia na tregon se ndryshimi fillon me refuzimin, refuzimin për të heshtur dhe ndryshimi vjen nga njerëz që nuk janë të gatshëm ta pranojnë botën ashtu siç është. Lëvizjet për heqjen e skllavërisë, për të drejtën e votës dhe të drejtat civile riformësuan shoqëritë përmes rezistencës së pandalshme. Me vendosmëri, të margjinalizuarit luftuan për t’i ndryshuar rrethanat e jetës së tyre. Ajo që dikur dukej e pamundur përfundimisht u bë e pandalshme.

Lufta për të drejtat LGBTIQ+ në Kosovë nuk është ndryshe. Është e ngadaltë, e vështirë. Shpesh e rrezikshme. Por është e nevojshme. 

Mbaj mend në qershor të vitit 2017, qëndrova në mes të Paradës së Krenarisë në Nju Jorkut, më e madhja në botë, për herë të parë dhe të vetme, e cila mbahet çdo vit  në të dielën e fundit të muajit. Energjia ka qenë elektrizuese. Rrugët pulsonin nga gëzimi, ngjyrat dhe shpirti i pathyeshëm i festimit. Të gjithë marshuan zjarrfikës, policë, klerikë, drag queens, zyrtarë të qytetit. Për herë të parë ndjeva një ndjenjë të fuqishme përkatësie.

Por edhe në Nju Jork, shpejt e mesova se progresi ka qenë i ngadaltë. Për dekada të tëra, profesionistët queer nuk e treguan orientimin e tyre seksual hapur. Baret gej bastiseshin nga policia, nuk mbroheshin. Ndryshimi kërkoi vite protestash, procesesh gjyqësore dhe presion nga baza qytetare përpara se ligjet kundër diskriminimit të hynin në fuqi dhe përfshirja në vendin e punës të bëhej realitet. Vetëm atëherë filluan të zbatoheshin të drejtat.

Ky kontrast - midis atje dhe këtu - më ka përndjekur gjithmonë. Në Kosovë, çlirimi queer vazhdon të jetë i vështirë për t'u arritur. Shpesh e pyes veten: Pse është kaq i ngadaltë progresi? Ndoshta për shkak të një kulture të rrënjosur në konservatorizëm. Kjo çon që shumë jetë LGBTIQ+ të jetohen në heshtje dhe frikë. Një puthje, një prekje, një gjest i thjeshtë dashurie, të gjitha ndodhin prapa dyerve të mbyllura.

Megjithatë, jeta vazhdon në heshtje, sfiduese. Secila paradë e Krenarisë është një akt shprese. Unë tashmë pres me padurim marshin e këtij viti, si Prajdi jonë i dhjeti. Pres të shikoj se kush do të marrë pjesë nga figurat publike. Kryetari i komunës e ka ngritur standardin.

Sepse Prajdi nuk është vetëm një festë. Është fuqi. Është protestë. Është dashuri. Dhe është një kujtesë se jetët e personave queer nuk janë vetëm reale, por edhe gjithpërfshirëse. Dhe meritojnë njohje të plotë.

Ky artikull është prodhuar si pjesë e projektit “Reporting with Pride” nga Instituti Sekhmet në bashkëpunim me Kallxo.com.  Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Reporting Diversity Network.

 © SEKHMET INSTITUTE 

  • instagram
  • facebook
bottom of page