top of page

Në bazë të këtij hulumtimi të realizuar nga Instituti Sekhmet, rekomandimet më poshtë synojnë të rrisin përfaqësimin politik, angazhimin dhe avokimin për të drejtat queer në Kosovë, duke nxitur një mjedis politik më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për komunitetin kosovar queer

1. Rritja e përfaqësimit dhe përfshirjes politike

Partitë politike në Kosovë duhet të integrojnë në mënyrë aktive çështjet queer në agjendat e tyre politike me plane të thelluara dhe konkrete të veprimit. Kjo kërkon të shkohet përtej gjesteve të thjeshta simbolike për të zhvilluar politika që adresojnë nevojat specifike të komunitetit queer. Partitë politike kosovare duhet të inkurajojnë dhe mbështesin pjesëmarrjen e personave queer brenda partive politike. Kjo do të ndihmojë në avokimin e të drejtave queer nga brenda dhe në sjelljen e ndryshimeve thelbësore në politikat dhe qasjet e partisë.

​

2. Forcimi i angazhimit dhe edukimit të komunitetit

Duhet të zbatohen nisma gjithëpërfshirëse për edukimin e votuesve që synojnë komunitetin queer. Këto programe duhet të fokusohen në rëndësinë e pjesëmarrjes politike dhe sesi votat individuale mund të ndikojnë në politikat që prekin komunitetin queer.

Duhet të sigurohet informacion i qasshëm dhe i saktë mbi qëndrimet e partive politike dhe veprimet historike në lidhje me të drejtat queer. Kjo mund të arrihet përmes bashkëpunimeve me organizatat dhe mediat LGBTQ+.

​

3. Nxitja e avokimit ndërthures

Inkurajohet një qasje ndërthurëse në avokim, duke lidhur të drejtat queer me lëvizjet më të gjera të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale. Kjo do të ndihmojë në adresimin e sfidave të shumëanshme me të cilat përballen identitetet queer.

Duhet të ndërtohen aleanca me organizata të tjera të cilat punojnë në fushën e demokratizimit dhe qeverisjes së mire për të krijuar një front të unifikuar për të përkrahur ndryshime gjithëpërfshirëse për komunitetin queer.

​

4. Inkurajimi i angazhimit kritik me figurat politike

Duhet edukim i komunitetit queer dhe publikut të gjerë për vlerësimin kritik të pjesëmarrjes së politikanëve në ngjarje si Parada e Krenarisë. Theksi duhet të vihet në vlerësimin e vazhdimësisë dhe sinqeritetit të mbështetjes së tyre për të drejtat queer përtej këtyre ngjarjeve dhe pjesëmarrjeve perfomruese.

​

5. Adresimi i barrierave kulturore dhe sociale

Duhet të krijohen dhe promovohen hapësira të sigurta, veçanërisht në zonat rurale, ku personat queer mund të shprehën lirishëm dhe të edukojnë të tjerët rreth çështjeve queer, duke reduktuar ndikimin e dinamikës së 'votimit familjar'.

​

6. Mbështetja dhe forcimi i organizatave LGBTQ+

Duhet të forcuar kapaciteti i organizatave LGBTQI+ në lehtësimin e dialogëve kuptimplotë midis komunitetit queer dhe subjekteve politike, duke siguruar që këto diskutime të çojnë në ndryshime të prekshme.

​

Duhet alokuar burime adekuate për këto organizata për t'u mundësuar atyre të kryejnë programe të gjera të shtrirjes, avokimit dhe edukimit brenda komunitetit queer.

Ky hulumtim dhe përpilimi i kësaj analize është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Institutit Sekhmet dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF- së, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.

​

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit. 

​

Botuar nga: Instituti Sekhmet

Autorë: Aurela Kadriu dhe Roni Idrizaj

Dizajni: Elvira Thaqi

 

Përmbajtja e këtij publikimi mund të përdoret dhe kopjohet lirshëm për qëllime edukative dhe qëllime tjera jokomerciale, me kusht që riprodhimi të shoqërohet me njohjen e Institutit Sekhmet si burim. 

​

Të gjitha të drejtat e rezervuara

© Instituti Sekhmet 2024

​

bottom of page