top of page

Metodologjia

Metodologjia e përdorur nga Instituti Sekhmet në këtë hulumtim nisi me hartimin e një pyetësori të strukturuar me qëllim të mbledhjes së të dhënave sasiore në aspekte të ndryshme të angazhimit me politikën zgjedhore të personave queer. Ky pyetësor u përgatit me kujdes për të përfshirë pyetje rreth sjelljes së votimit, qëndrimeve ndaj partive politike, perceptimeve për progresin e të drejtave LGBT+, dhe burimeve të informacionit politik. Pyetje demografike gjithashtu u përfshinë për të kapur karakteristikat e ndryshme të respodentëve, si mosha, identiteti gjinor dhe orientimi seksual.

Instituti Sekhmet përdori një kombinim metodash për të arritur pjesëmarrësit potencialë, duke përfshirë platforma sociale në internet, organizatat LGBTIQ+, hapësirat queer dhe rrjetet e tjera të komunitetit queer. Mostra ideale përfshinte 100 respodentë, duke e mbajtur në balancë nevojën për një numër të mjaftueshëm të të dhënave. Përveç sondazhit, Instituti Sekhmet organizoi një diskutim në grup me aktivistë dhe organizata LGBTIQ+ në Kosovë. Kjo metodë cilësore plotësoi gjetjet sasiore duke ofruar perspektiva të thella, përvoja dhe sfida të lidhura me sjelljen e votimit dhe përfaqësimin politik të komunitetit queer në Kosovë.

Gjatë procesit të hulumtimit, Instituti Sekhmet mbështeti rregullat etike për të siguruar konfidencialitetin, anonimitetin dhe pjesëmarrjen e  respodentëve. Duke e konsideruar kontekstin e Kosovës, gjatë këtij procesi u zbatuan masa për të mbrojtur të drejtat dhe privatësinë e tyre.

Ky hulumtim dhe përpilimi i kësaj analize është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Institutit Sekhmet dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF- së, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorëve dhe Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit. 

Botuar nga: Instituti Sekhmet

Autorë: Aurela Kadriu dhe Roni Idrizaj

Dizajni: Elvira Thaqi

 

Përmbajtja e këtij publikimi mund të përdoret dhe kopjohet lirshëm për qëllime edukative dhe qëllime tjera jokomerciale, me kusht që riprodhimi të shoqërohet me njohjen e Institutit Sekhmet si burim. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara

© Instituti Sekhmet 2024

bottom of page